Përkthim jozyrtar – versioni maqedonisht është ai zyrtar.
organizimi i organizatave sindikale në institucionet publike shëndetësore në bazë të vullnetit të shprehur lirisht të anëtarëve;
realizimi i interesave, të drejtave dhe kërkesave të anëtarëve të Sindikatës së Pavarur – punonjës shëndetësorë, bashkëpunëtorë shëndetësorë dhe të punësuar të tjerë në institucionet publike shëndetësore;
përmirësimi i kushteve të punës, mbrojtja në punë, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe të punës, si dhe kujdes i veçantë për shëndetin dhe jetën e të punësuarve në procesin e punës;
pjesëmarrja në miratimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe ndjekja e zbatimit të tyre;
ngritja e iniciativave dhe debateve dhe dhënia e mendimeve për ligjet dhe rregulloret e tjera që rregullojnë pozitën socio-ekonomike dhe sociale të anëtarëve;
negocimi, iniciimi, organizimi dhe udhëheqja e grevës dhe vlerësimi i efekteve të saj;
pjesëmarrja në punën e organeve, shoqatave dhe institucioneve kompetente duke përfaqësuar interesat e anëtarëve;
përfaqësimi, realizimi dhe rregullimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës të anëtarëve të saj;
negocimi për përmirësimin e kushteve për zhvillimin, avancimin dhe mbrojtjen e punës shpikëse dhe krijimtarisë;
themelimi i fondeve për ndihmë materiale, solidaritet, ndihmë reciproke dhe humanitet ndaj anëtarëve;
informimi i anëtarëve të saj dhe i publikut për punën e saj;
mbrojtja sindikale e anëtarëve të saj;
sigurimi i kushteve hapësinore, teknike dhe materiale për funksionim;
sigurimi i kushteve për edukim të vazhdueshëm sindikal etj.;
realizimi i qëllimeve dhe interesave të tjera të anëtarëve të saj.